Angela Merkel i hedh poshtë spekulimet se do të japë dorëheqjen para përfundimit të mandatit të saj

Angela Merkel i hedh poshtë spekulimet se do të japë dorëheqje para përfundimit të mandatit të saj

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka hedhur poshtë spekulimet se do të japë dorëheqjen para përfundimit të mandatit të saj në vitin 2021. Ditë më parë në media u raportua se ajo do të shpallë qëndrimet e saj në konventën e partisë në qershor, transmeton lajmi.net. Mergel, e cila konsiderohet të jetë një faktor stabiliteti në Evropë, u tërhoq nga posti i liderës së partisë në dhjetor dhe në krye të partisë së Demokratëve erdhi Anegret Pick-Karenbauer. E pyetur në një konferencë shtypi rreth dorëheqjes, ajo ka thënë se përgjigja është ‘jo’. Spekulimet në media u bënë më të forta vetëm disa ditë përpara zgjedhjeve të Paralemntit Evropian ku konservatorët shpresojnë të mbesin më të fortë.

Kontrolloni gjithashtu

ZPS përfundon paraqitjen e provave në rastin ndaj Hashim Thaçi dhe të tjerëve për pengim të drejtësisë

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka përmbyllur paraqitjen e provave në çështjen gjyqësore për pengim …