Partia Socialdemokrate, thotë se 1 Maji, dita ndërkombëtare e punës e gjen Kosovën me shkallën më të ulët të punësimit në Evropë ndërsa punëtorët në ambiente pune ku dominon logjika shfrytëzuese e mënyra shtypëse. Përmes një komunikate për media, PSD thotë se 1 Maji është dita që e aktualizon sakrificën e të gjithë punëtorëve për drejtësi dhe barazi, është dita që na tregon se arritjet e deritanishme nuk janë rezultat i zemërgjerësisë të kapitalit, por i përpjekjeve dhe organizimit. “Pabarazia e madhe në të ardhura që karakterizon shoqërinë tonë është tregues i padrejtësisë shoqërore dhe ekonomike. Kjo ilustrohet mirë me pagën minimale të ulët në nivel vendi. Mungesa e sigurisë dhe shëndetin në vendin e punës mbetet një prej problemeve kryesore që manifestohet me numrin e madh të vdekjeve në ambientin e punës si dhe me aksidente të rënda për shëndetin e njeriut”, thuhet në komunikatë.
Kontrolloni gjithashtu
Kosova duhet të përmbushë Asociacionin, Serbia të japë llogari për sulmin në Banjskë, deklaroi ambasadori amerikan, Robert Wood
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në OKB, Robert Wud, theksoi rëndësinë e përmbushjes së zotimeve …