Tahir Ahmeti

Tahir Ahmeti: Viti i shpresës për Zjarrfikësit e Kosovës

Zjarrfikësit në këtë ditë feste për ta, pavarësisht se nga çfarë vendi vijnë, çfarë uniforme veshin apo çfarë gjuhe flasin, ndjehen krenarë, sepse krahas punës së rrezikshme profesionale që e bëjnë, ata janë të vetëdijëshëm se kanë një profesion krejtësisht human dhe janë gjithmonë në shërbim të sigurisë së qytetarëve dhe mbrojtjes së pronave të tyre.

Sot është 4 Maji – Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve Shpëtues.

Dita e zjarrfikësve njihet si festë mbarëbotërore që nga viti 1999. Me 4 janar të atij viti, një zjarr i madh, tragjikisht u mori jetën pesë zjarrfikësve në Australi, dhe qysh nga atëherë në nderim të sakrificave të zjarrfikësve festohet si festë ndërkombëtare.

Zjarrfikësit në këtë ditë feste për ta, pavarësisht se nga çfarë vendi vijnë, çfarë uniforme veshin apo çfarë gjuhe flasin, ndjehen krenarë, sepse krahas punës së rrezikshme profesionale që e bëjnë, ata janë të vetëdijëshëm se kanë një profesion krejtësisht human dhe janë gjithmonë në shërbim të sigurisë së qytetarëve dhe mbrojtjes së pronave të tyre.

Shërbimi i Zjarrfikjes dhe Shpëtimit në Kosovë, mundë të themi lirisht se që nga paslufta ka mbetur thuajse i patrajtuar nga institucionet, as profesionalisht, as juridikisht e as teknikisht duke bërë që zjarrfikësit e Kosovës ta ndjejnë vetën si punëtorë të rendit të dytë, dhe asnjëherë, apo të paktën në këtë ditë feste, të mos e ndjejnë krenarinë për profesionin e tyre, siç e kanë zjarrfikësit e botës demokratike. Duhet cekur gjithashtu se tek ne, zjarrfikësit shpëtues deri vonë në një farë forme kanë qenë të margjinalizuar edhe nga shoqeria në përgjithësi, për punën e tyre që kanë zgjedhur.

Tash e sa vite këta punëtorë të sigurisë, që në botë konsiderohen si heronjë, tek ne nuk kanë sigurime shëndetësore, nuk kanë mjete dhe pajisje adekuate për punë, nuk i’u kanë kompenzuar ndrrimet e natës, orët jashtë orarit, festat shtetërore dhe fetare, pra një varg problemesh kanë rënduar mbi kokën e këtyre punonjësve të shërbimit të zjarrfikjes dhe shpëtimit, që konsiderohen si një prej institucioneve të rëndësishme të sigurisë në Kosovë.

Fatmirësisht, pas shumë e shumë viteve mundë e sakrificë, zhgënjim e injorim institucional, gjatë këtijë viti zgjidhja e problemeve të zjarrfikësve të cilët janë neglizhuar ndër vite, po duket që po merr kahje pozitive. Qeveria e Kosovës, respektivisht Kryeminstri i saj z. Haradinaj, ashtu siç kishte premtuar në takim me përfaqësuesit e sindikatës dhe zjarrfikësit e Kosovës në Nëntor të vitit të kaluar, ka mbajtuar fjalën ndaj kësaj kategorie të punëtorëve, duke bërë pagesën e orëve shtesë në mënyrë retroaktive për gjashtëmujorin e fundit të vitit 2018, për të gjithë zjarrfikësit e sektorit publik në Kosovë, dhe e njejta gjë është premtuar që të vazhdojë edhe gjatë vitit 2019.

Se ky vit mundet me të vërtet të konsiderohet si viti i shpresës për zjarrfikësit e Kosovës, janë edhe  premtimet e Qeverisë dhe deklaratat e Kryeministrit i cili ka dhënë orientimin mbështetës për zgjidhjen e statusit të zjarrfikësve, madje duke premtuar që zjarrfikësit do ti kthej në një forcë nacionale, të kenë një strukturë udhëheqëse shtetërore e cila është e gatshme për të  intervenuar për të mirat nacionale dhe për të shpëtuar jetë në vend, por nëse kërkohet, për të dalur në përkrahje edhe në rajon dhe më gjerë, si dhe është premtuar ndarja e mjeteve për blerjen e mjeteve dhe pajisjeve të reja, për shërbimin e zjarrfikjes dhe shpëtimit.

Gjithashtu si një e arritur mjaft e madhe për këtë shërbim gjatë këtijë viti, është trajtimi i dinjitetshëm i tyre, në ligjin e ri për pagat, të miratuar në Kuvendin e Kosovës. Me këtë ligj, zjarrfikësit do të kenë koificinetin e njejtë me Policin e Kosovës, si edhe do të i’u paguhet shtesa e rrëzikshmëris për punën specifike që e kryejnë.

Gjithësesi që mbetet akoma punë për të bërë në këtë drejtim, duhet monitorim i vazhdueshëm dhe kërkesë për zbatimin e këtyre premtimeve, ndërsa si sfidë mbetet zgjidhja e statusit juridik të zjarrfikësve shpëtues në tërë territorin e Kosovës, duke u definuar njëherë e qartë kompetencat menaxhuese, përmirësimi i kushtëve të punës, si dhe i mjeteve dhe pajisjeve të zjarrfikësve, në mënyrë që ata të kryejnë punën e vet në shërbim të sigurisë së qytetarëve.

Urime 4 Maji për gjithë Zjarrfikësit Shpëtues të Kosovës.

Autori është njohës i çështjeve të emergjencave dhe bashkë-themelues i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC)

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …