Vetëvendosje

Vetëvendosja proteston më 8 maj 2019 kundër vizitës së Vuçiqit dhe Dodikut, në Tiranë

Lëvizja Vetëvendosje edhe një herë ka ftuar të gjithë qytetarët në Tiranë që t’i bashkohen në protestën e 8 majit, kundër vizitës së  Aleksandar Vuçiqit dhe Milorad Dodik në kryeqytetin shqiptar. Ata kanë njoftuar se protesta nis në ora 18:00.“Aleksandar Vuçiq dhe Milorad Dodik po planifikojnë të vinë në Tiranë më 8 maj – nuk janë të mirëseardhur! Ftojmë qytetarët të na bashkohen ditën e mërkurë, data 8 maj, në ora 18:00, para monumentit të “Vëllezërve Frashëri”, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, për të shprehur simbolikisht dhe në mënyrë paqësore kundërshtimin ndaj politikave supremaciste serbe që rrezikojnë kombin shqiptar, si dhe drejtësinë e paqen në rajon”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.

Kontrolloni gjithashtu

Kabashi-Ramaj i kërkon Kurtit shkarkimin e dy ministrave pas vrasjes së Arlinda Zekajt

Deputetja e PDK-së, Besa Kabashi-Ramaj, i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti shkarkimin e ministrit të …