Pompeo

Ministri i Jashtëm amerikan, Mike Pompeo do të qëndrojë sot për një vizitë në Berlin

Ministri i Jashtëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Pompeo do të qëndrojë sot për një vizitë në Berlin. Në qendër të bisedimeve me ministrin  gjerman, Heiko Maas si dhe me Kancelaren, Angela Merkel do të bisedojnë lidhur me  një sërë krizash dhe konfliktesh në botë. Agjencitë e lajmeve veçojnë temën e konfliktit të Serbisë me Kosovën, si temë bashkëbisedimi me mikpritësit gjermanë, përveç konfliktit në Ukrainën Lindore, në Venezuelë dhe në Siri.  Gjermania dhe Franca do të angazhohen në një takim të përbashkët të ri në 1 korrik në Paris për vazhdimin e dialogut  mes Kosovës e Serbisë. Ato e kundërshtojnë së bashku idenë e shkëmbimit të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë, si ide që do të destabilizonte të gjithë rajonin.

Kontrolloni gjithashtu

Kadetët e QSU-së kalojnë me sukses vlerësimin praktik “Qielli i Shqiponjave 2025”

Kadetët e Qendrës për Studime Universitare (QSU) të Forcës së Sigurisë së Kosovës kaluan me …