Ministri Shala priti në takim ambasadorin O’Connell, flasin për përkrahjen ekonomike të Kosovës

Ministri Shala priti në takim ambasadorin O’Connell, flasin për përkrahjen ekonomike të Kosovës

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka vlerësuar përkrahjen e Mbretërisë së Bashkuar ndaj Republikës së Kosovës, gjatë një takimi që zhvilloi me ambasadorin e këtij shteti Ruairi O’Connell. Ministri Shala tha se Mbretëria e Bashkuar ka rol vendimtar në rrugëtimin e Kosovës drejt reformave ekonomike, duke shtuar se mbështetja e këtij shteti është shumë e nevojshme. Ai e njoftoi ambasadorin për punën e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, dikasteret që mbulon dhe punën që  është duke u bërë në ndihmën ndaj prodhuesve vendor. Po ashtu, ministri Shala shprehu gatishmërinë për thellimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Britanisë, në veçanti në fushën e investimeve. Ndërsa ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë Ruairi O’Connell, tregoi gatishmëri të shtetit që përfaqëson për ta vazhduar mbështetjen ndaj Kosovës në reformat e vazhdueshme ne fushën ekonomike, dhe po ashtu për të ofruar ekspertizë për të luftuar korrupsionin dhe fenomene negative të tjera në fusha të ndryshme.

Kontrolloni gjithashtu

Sami Lushtaku: Dëshira ime ka qenë që Fatmir Limaj të kthehet në PDK, nëse shkon me Kurtin, e prek fundin politik

Sami Lushtaku: Albin Kurti nuk ka pranuar me qenë ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për Zonën e Drenicës gjatë luftës clirimtare, Sami Lushtaku …