Dita e Veteranit dhe fillimi i rezistencës së familjes Jashari me forcat serbe, shënohen me disa aktivitete

21 vjet nga Beteja e Grykës së Llapushnikut

21 vjet më parë, në Llapushnik është zhvilluar një luftë e ashpër ndërmjet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe pushtuesve serbë, në hyrje të  Grykës Llapushnikut, fshat i komunës së Drenasit, në Drenicë. Luftimet janë zhvilluar me 8, 9 dhe 10 maj të vitit 1998. Njësitet që i zhvilluan me heroizëm të pashoq luftimet në këtë betejë, ishin “Pëllumbi”, “Çeliku” dhe “Lumi. Ky aksion shënon edhe  fillimin e krijimit të zonave të lira të kontrolluara nga UÇK edhe në zona tjera të Kosovës si në Malishevë dhe Dukagjin. Në ditën e zënies së Grykës ka rënë dëshmor, Besim Daut Halilaj nga fshati Tërdec dhe janë plagosur disa luftëtarë të lirisë. Më vonë, në frontet e luftës çlirimtare, nga familja Halilaj  e Tërdecit kanë rënë dëshmorë edhe vëllai i Besimit, Alban Halilaj dhe babai i tyre, mësuesi dëshmor, Daut Halilaj.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani, në reagimin e tij ndaj Sveçlës për të shtënat në Ujman, ka thënë se ministri nuk ka verifikim të sigurisë

Burim Ramadani mbështet nismën e IKD-së për mbrojtjen e parasë publike gjatë fushatave zgjedhore

Zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani, i ka dalë në mbështetje nismës …