Brickos

Kolinda Grabar-Kitaroviq, thotë se Kroacia dëshiron që të ndodh sa më parë liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës

Kolinda Grabar-Kitaroviq, thotë se Kroacia dëshiron që të ndodh sa më parë liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës

Kryetarja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq, ka thënë se shteti i saj dëshiron që të ndodh sa më parë liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës. Këto komente ajo i ka bërë në konferencën për medie pas përfundimit të Samitit të Brdo-Brijunit. Më tutje, ajo ka thënë se Kroacia mbështet hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkim Evropian. “Negociatat do të fillojnë me Maqedoninë edhe me Shqipërinë ne do të mbështesim negociatat. Dëshirojmë ta shikojmë edhe Bosnjën që sa më shpejt të ec përpara”. “Ne do ta vazhdojmë procesin e Brdo-Brijunit për ta vendosur në qendër këtë pjesë të Evropës Juglindore dhe për t’u bërë pjesë e së ardhmes evropiane”. “Jam e lumtur që patëm një takim konstruktiv dhe që konfirmoi kontributin tonë për rrugën drejt BE-së”, ka thënë Grabar-Kitaroviq Ajo ka thënë se Kroacia do ta marrë Presidencën e BE-së në gjysmën e dytë të vitit 2020, ku sipas saj në krye të agjendës do ta kenë Evropën Juglindore.

Kontrolloni gjithashtu

Nën patronatin e kryeministrit Haradinaj sot bëhet rivarrimi i heroit, Ilir Konushevci dhe dëshmorit, Hazir Malaj

Më 9 maj të vitit 1998, kanë rënë Komandanti i Logjistikës së UÇK-së, Ilir Konushevci dhe mjeku i luftës, Hazir Mala

Më 9 maj të vitit 1998, në një pritë të organizuar nga trafikantët e armëve, …