Kryetarët e shteteve evropiane janë mbledhur në Sibiu të Rumanisë dy javë para zgjedhjeve për Parlamentin Evroopian

Kryetarët e shteteve evropiane janë mbledhur në Rumani dy javë para zgjedhjeve për Parlamentin Evropian

Dy javë para zgjedhjeve për Parlamentin e BE-së, kryetarët e shteteve dhe të qeverive të vendeve të bllokut janë mbledhur në Sibiu të Rumanisë, për konsultime mbi kursin e ardhshëm të unionit. Mosmarrëveshjet që kanë rrethuar shkëputjen e Britanisë së Madhe nga BE-ja e kanë frenuar edhe zellin e reformave brenda saj.

Por, duket se kjo është një arsye kryesore, që në Samitin e Sibiut do të shtrohen për diskutim një sërë idesh për ripërtëritjen. Pjesëmarrësit synojnë të theksojnë vlerat themelore të Bashkimit Europian, si demokracia, shteti ligjor dhe drejtësia. Ata shprehen për bashkëpunim korrekt dhe një rol më të fuqishëm të Europës në arenën ndërkombëtare. Por, në Sibiu do të shqyrtohet gjithashtu edhe “agjenda strategjike” për 5 vitet e ardhshme.

Për këtë, Komisioni i BE-së ka paraqitur një listë sfidash, që nga emigracioni e deri te digjitalizimi, dhe politika ekonomike e mbrojtjen e mjedisit. Shumë pjesëmarrës vijnë në këtë samit me kërkesa për reforma. Kancelari austriak, Sebastian Kurz këmbëngul për vendime më të shpejta, një Komision të zvogëluar të BE-së dhe rishqyrtimin e marrëveshjeve të bllokut. Ndërkohë, politikani socialdemokrat Jo Leinen thotë se, BE-ja duhet të flasë me një zë dhe nuk duhet të lejojë që të përçahet nga politika e fuqive të mëdha: SHBA, Rusi dhe Kinë.

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …