Në ambientet e Pentagonit u zbulua monumenti i cili i dedikohet ndërhyrjes ushtarake të NATO-s në Kosovë

Në Departamentin Amerikan të Mbrojtjes u zhvillua një ceremoni për të përkujtuar 20 vjetorin e fushatës së bombardimeve të Nato-s, në Kosovë që i dha fund spastrimit etnik dhe gjunjëzoi forcat serbe të drejtuara nga Sllobodan Milosheviçi. Ambasadorja e Kosovës në SHBA Vlora Citaku, në llogarinë e saj në facebook me këtë rast ka shkruar:  E nderuar që bashkë me komandantin e Forcave Ajrore Amerikane, Gjeneralin Goldfein, në ambientet e Departmentit Amerikan të Mbrojtjes (Pentagon) zbuluam monumentin i cili i dedikohet ndërhyrjes ushtarake të NATO-s në Kosovë. Gjenerali Goldfein edhe personalisht ka qenë pjesëmarrës në fushatën ajrore kundër caqeve të regjimit të Milosevicit. Me 2 Maj 1999 aeroplani ushtarak me të cilin po fluturonte Gjenerali Goldfein ishte goditur nga forcat serbe. Fatmirësisht, pas një operacioni të shpëtimit, Gjenerali Goldfein ishte kthyer shëndosh e mirë në bazën ajrore të NATO në Itali. Në prononcimin para medieve Gjanerali  Godfein tha: Ne shkojmë në luftë për të mbrojtur vlerat tona. Ne nuk duam luftë por kur kauza është e drejtë ne mbrojmë vlerat tona. Kosova është shembulli i fitorës të së mirës mbi të keqen, përfundoi gjenerali Godfein.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …