Kolinda Grabar-Kitaroviç: Dëshirojmë sa më shpejtë liberalizmin e vizave për Kosovën

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç, pas mbledhjes plenare të Samitit,  gjatë konferencës me gazetarë tha se ne duam që sa më shpejtë të bëhet liberalizimi i vizave për Kosovën.“Jam e shqetësuar me një lloj progresi të pa arritur, nuk mund të shtyp butonin për të bërë marrëveshjen e përfshirjes në BE, nuk mund t’i largoj vështirësitë por negociatat do të fillojnë me Maqedoninë e Veriut, gjithashtu edhe Shqipërisë. Kroacia do të mbështes hapjen e negociatave, dhe ne do të vazhdojmë të argumentojmë nevojën e përmirësimit të proceseve të tjera që kanë të bëjnë këto vende kandidate. Dëshirojmë sa më shpejtë liberalizmin e vizave për Kosovën dhe përfshirjen në proces të gjitha vendeve të tjera kandidate. Mbështesim një proces mbi meritën dhe çdo vend duhet të ndjek hapat e duhur për anëtarësim në BE”, tha presidentja Kolinda Grabar-Kitaroviç.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti: Gjuha e flamuri për të cilat dhenë e lanë me gjak. Mic Sokoli, Hasan Prishtina e Isa Boletini sot lirshëm përdoren në tokat dardane

Ali Ahmeti: Gjuha e flamuri për të cilat dhenë e lanë me gjak, Mic Sokoli, Hasan Prishtina e Isa Boletini sot lirshëm përdoren në tokat dardane

Kryetari i BDI-së z. Ali Ahmeti sot ka qëndruar në Bajram Curr të Tropojës ku …