Kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaron se nuk ekziston më një rend botëror sikur ai që ishte krijuar pas Luftës së Dytë Botërore dhe se Shtetet e Bashkuara praktikisht renditen me Kinën dhe Rusinë si kundërshtarë të Evropës. “Nuk ka dyshim se Europa duhet të ripozicionohet në një botë të ndryshuar. Siguria e vjetër e rendit të pasluftës nuk është më e vlefshme”, tha Merkel në një intervistë me gazetën gjermane Suddeutsche Zeitung, botuar nga Guardian. Ajo tha se Evropa, përballë sfidave të paraqitura nga Shtetet e Bashkuara, Kina dhe Rusia, duhet të bashkohet dhe të formojnë një front të përbashkët. Angela Merkel, e cila kohët e fundit hoqi dorë nga Bashkimi Kristian Demokratik dhe njoftoi se nuk do të kandidojë më për këtë zyre, tha se një aleancë ushtarake dhe diplomatike tradicionalisht e fuqishme midis Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara tani është ftohur.
Kontrolloni gjithashtu
Sami Lushtaku: Albin Kurti nuk ka pranuar me qenë ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
Komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për Zonën e Drenicës gjatë luftës clirimtare, Sami Lushtaku …