Brickos

Flota amerikane në Gjirin Persik është brenda rrezes së veprimit të raketave me rreze të shkurtër të Iranit

Flota amerikane në Gjirin Persik është brenda rrezes së veprimit të raketave me rreze të shkurtër të Iranit

Zëvendës-komandanti i Gardës Revolucionare Iraniane Muhammad Saleh Jokar ka paralajmëruar se flota amerikane në Gjirin Persik është brenda rrezes së veprimit të raketave me rreze të shkurtër të Teheranit. Jokar tha se SHBA-të nuk mund ta përballojnë një luftë të re në rajon. “Edhe raketat tona me rreze të shkurtër mund të arrijnë lehtësisht luftanijet amerikane në Gjirin Persik”, tha ai, i cituar nga agjencia iraniane e lajmeve “Fars”. Irani nuk po përpiqet të hapë konflikt në rajon, por gjithmonë i ka mbrojtur fuqishëm interesat e tij dhe do të vazhdojë të bëjë të njëjtën gjë”, tha të enjten ministri iranian i Punëve të Jashtme, Mohammad Javad Zarif. Luftanijet amerikane USS Gonzalez dhe USS McFaul iu bashkuan së fundmi luftanijes USS Abraham Lincoln në brigjet e Omanit, duke rritur shqetësimet në Teheran.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …