Në Kaçanik mbahet Akademi në 20 vjetorin e rënies heroike të dëshmorëve Kemal Thaqi dhe Ekrem Gudaqi

Në Kaçanik mbahet Akademi në 20 vjetorin e rënies heroike të dëshmorëve të kombit, Kemal Thaqi dhe Ekrem Gudaqi

Me rastin e 20 vjetorit të rënies së dëshmorëve Kemal Thaqi dhe Ekrem Gudaqi si dhe martirëve të rënë më 21 maj të vitit 1999 nën përkujdesjen e kryetarit të komunës së Kaçanikut Besim Ilazi dhe në bashkëpunim me Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së dega në Kaçanik dhe Këshillat organizues të fshatrave Stagovë dhe Runjevë sot organizohet Akademi përkujtimore e cila mbahet në Shtëpinë e Kulturës “Xheladin Kurtaj” në Kaçanik në orën 16:00. Por paraprakisht në orën 14:00 bëhen homazhe pranë pllakës përkujtimore në Runjevë. Në orën 14:30 bëhen homazhe pranë pllakës përkujtimore në Stagovë. Si dhe në orën 15:00 bëhen homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve.

Kontrolloni gjithashtu

OVL-UÇK

OVL e UÇK-së, i kundërpërgjigjet Vetëvendosjes: Protesta në Tiranë është e kombit, jo e partive

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës …