Në shenjë nderimi dhe respekti për të rënët dhe të gjithë ata që përjetuan masakrën në burgun e Dubravës më 1999, sot në orën 12:00, në hapësirën e këtij burgu mbahet tubim përkujtimor për shënimin e 20 vjetorit të kësaj masakre. Tubimi mbahet nën patronatin e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, në bashkërendim me Këshillin Organizativ të formuar nga ana e Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione. Për masakrën e burgut të Dubravës, e cila ndodhi prej 19 deri më 24 maj 1999, ende nuk dihet numri i saktë i të vrarëve, por dyshohet se u vranë prej 120-150 të burgosur shqiptarë, derisa u plagosën 300 të tjerë.
Kontrolloni gjithashtu
AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar 24-vjetorin e themelimit, me një takim të organizuar …