Veseli: Vrasja masive e njerëzve në Burgun e Dubravës është dëshmi e organizimit të gjenocidit serb në Kosovë

Veseli: Vrasja masive e njerëzve në Burgun e Dubravës është dëshmi e organizimit të gjenocidit serb në Kosovë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, sot në Dubravë, në shënim të 20-vjetorit të Masakrës së Dubravës, të kryer nga forcat serbe mbi ish-të burgosurit shqiptarë, ka thënë se vrasja masive e njerëzve tanë në këtë burg, është një prej dëshmive më të qarta që tregon organizimin, platformën dhe planifikimin e gjenocidit të shtetit serb në Kosovë. Para qindra familjarëve të vrarë në këtë masakër, të mbijetuarve të saj dhe të pranishmëve të tjerë, Veseli tha se kjo ditë përkujtimi është menduar të ishte pas vendimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës për inicimin e themelimit të Tribunalit Ndërkombëtar për gjenocidin serb në Kosovë. Ai tha se ky krim mizor, i përgatitur dhe i realizuar në gjakftohtësi të plotë, shpërfaq një prej dimensioneve më çnjerëzore të shtetit serb, ndërsa dëshmitë e të mbijetuarve lirisht mund të përshkruhen si dëshmi të ferrit mbi tokë.

Kontrolloni gjithashtu

OVL-UÇK: Reagimi i Policisë së Kosovës ndaj protestës së PSD-së dhe ishte i tepruar dhe jo i duhur

OVL e UÇK-së dënon thirrjet nga Serbia ndaj ish-luftëtarëve: Synim kriminalizimi i luftës çlirimtare

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar ashpër ndaj, siç …