Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar sot strukturat e reja të kësaj partie në Shtime

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar strukturat e reja të kësaj partie në Shtime

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar të mërkuren pasdite strukturat e reja të partisë në Shtime, para të cilave e ka paraqitur vizionin e tij për të ardhmen në Dekadën e Re. Ai falënderoi mbi 50 mijë qytetarë të profileve të ndryshme cilët morën pjesë në zgjedhjet e brendshme të Partisë Demokratike të Kosovës. Veseli tha se PDK tani pas zgjedhjeve partiake fillon jetësimin e platformës së saj Dekada e Re e cila ka vizion të qartë për zhvillimin e vendit, për rininë novatore të Kosovës. Ai ka folur edhe për ideologjinë politikë të PDK-së, e cila siç tha Veseli është tërësisht perëndimore. Kreu i PDK-së ka folur edhe për iniciativën e tij për themelimin e Tribunalit Ndërkombëtar për gjenocidin serb në Kosovë, duke theksuar se dëshiron që të sillet drejtësi për të gjitha viktimat dhe Kosova të filloj pastaj ndërtimin e të ardhmes nëpërmjet platformës Dekada e Re.

Kontrolloni gjithashtu

OVL-UÇK: Reagimi i Policisë së Kosovës ndaj protestës së PSD-së dhe ishte i tepruar dhe jo i duhur

OVL e UÇK-së dënon thirrjet nga Serbia ndaj ish-luftëtarëve: Synim kriminalizimi i luftës çlirimtare

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar ashpër ndaj, siç …