leoni

Veseli: Nëse del se është e vërtetë se jam përfshirë në fajde unë jam i gatshëm nga sot të japë dorëheqje

Veseli: Nëse del se është e vërtetë se jam përfshirë në fajde unë jam i gatshëm nga sot të japë dorëheqje

Kryekuvendari Kadri Veseli është deklaruar për videon me fajde ky i përmendet edhe emri i tij. Në një konferencë për media ka thënë se nëse del e vërteta se edhe ai është përfshirë në këtë rast, ai do të japë dorëheqje. “Nëse del se është e vërtetë se jam përfshirë në këtë rast unë jam i gatshëm nga sot të japë dorëheqje. Ky është morali im. Kam siguri të plotë, emri im është përmendur gabimisht, pavarësisht se a janë pjesë e policisë, sistemit të drejtësisë apo politikës, kërkoj të sqarohen disa çështje që kanë të bëjnë edhe me funksiononim e organeve të drejtësisë. Si është e mundur që për këtë rast ka pasur fakte nga vitit 2013 e të merren veprime me 6 vjet vonesë. Kush janë ata persona që e kanë mbuluar këtë rast për 6 vjet, kush janë ata që mbuluan këtë rast. Pse këto incizime kanë qenë në sirtar të policisë apo prokurorisë për kaq shumë vjet. Njerëzit që shihen në video nuk i njoh. Videoja shpërfaq krimin në mënyrë të hapur. Këtu kemi të bëjmë me dy krime, krimin e bërë dhe të fshehur”, ka thënë Veseli,

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet parlamentare e presidenciale, me një ndërhyrje të jashtëligjshme të Vetëvendosjes

Sot në Maqedoninë e Veriut  po  mbahen  zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Lëvizja Vetëvendosje, e Albin …