Ismail Kurteshi: Pacolli është dashur të dorëhiqej nga posti pasi ka dështuar në sjelljen e njohjeve të reja të shtetit të Kosovës

Ismail Kurteshi: Pacolli është dashur të dorëhiqej pasi ka dështuar në sjelljen e njohjeve të reja të shtetit të Kosovës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ismail Kurteshi, ka thotë se mungesa e njohjeve të reja është dështim i diplomacisë kosovare dhe pas këtyre dështimeve ministri Pacolli është dashur të dorëhiqej nga posti,  “Në vazhdën e shumë dështimeve kemi dështuar edhe në fushën e marrëdhënieve me jashtë përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme. Në çdo vend normal do të duhej që ministri të dorëhiqej për shkak të dështimeve të njëpasnjëshme dhe jo vetëm për shkak të mungesës së njohjeve, por për shkak të tërheqjes së njohjeve, për shkak të dështimit të anëtarësimit në institucione ndërkombëtare siç është INTERPOL-i, UNESCO-ja e të tjera”, ka theksuar ai. Kurteshi shprehet se një ndër arsyet pse Kosova ka dështuar në këtë aspekt është përfaqësimi i Kosovës nga persona partiakë dhe joprofesionalë. “Në përfaqësimin e Kosovës kanë shkuar shumë njerëz sipas përkatësisë partiake dhe jo njerëz të përgatitur që ta kryejnë atë punë me profesionalizëm, prandaj kemi kaq shumë skandale në diplomacinë tonë”, ka shtuar ai.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …