Vetëvendosje

Vetëvendosje: Kryekuvendari duhet të japë dorëheqje morale, nëse vërtetohet rasti kriminal duhet të arrestohet

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar lidhur me  deklaratat e Kadri Veselit se “nëse vërtetohet se është i përfshirë në krimin për fajde do të japë dorëheqje, me qëllim  për t’i hapur rrugë hetimeve. “Në videon që doli në media, në emër të Kadri Veselit kërkohet para e paligjshme, si haraç apo  fajde, nga anëtarë organizatash kriminale. E reagimi i kryetarit të Kuvendit ishte se pasi  të vërtetohet se është pjesë e këtij rasti kriminal do të japë dorëheqje. Gjithë Kosova e gjithë bota e di se po të vërtetohet që Veseli është pjesë e rastit kriminal, duhet të arrestohet. Dorëheqja është akt moral, që bëhet për t’i hapur rrugë hetimeve. Pra, kur emrin ta përmendin si kërcënim për fajde, duhet të jetë dorëheqja para hetimeve, e jo hetimet para dorëheqjes. Vetëvendosje shton se vet Kadri Veseli ka luajtur rolin e naivit dhe ka shtruar pyetjen se pse drejtësia e paska pasur për gjashtë vite këtë video dhe nuk e ka hetuar.

Kontrolloni gjithashtu

Miratohet në lexim të dytë Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike në Komisionin për Buxhet dhe Transfere

Humbje e jashtëzakonshme në Trustin e Kursimeve Pensionale të Kosovës

Trusti i Kursimeve Pensionale të Kosovës ka pësuar humbje të jashtëzakonshme të mjeteve të kursyera. …