Serbia nuk do të iniciojë arbitrazhin kundër Kosovës për shkak të taksës për mallrat nga Serbia qendrore, por u vendos aplikimi i kundërmasave, të cilat janë aktualisht duke u rishqyrtuar, shkruan “Novosti”. Nga arbitrazhi është hequr dorë, për shkak se, UNMIK-u, i cili në emër të Kosovës ka nënshkruar marrëveshjen e CEFTA-s, e shpalli veten jokompetente. Novosti ka kërkuar përgjigje nga UNMIK-ut se pse ata e kanë shpallur veten jokompetente në këtë rast, por për këtë çështje nuk kanë marrë asnjë shpjegim. Një nga kundërmasat Beogradit ndaj Prishtinës mund të jetë ndalimi i kamionëve me mallrat nga Kosova që shkojnë në Bashkimin Evropian. Në këtë rast, megjithatë, Serbia mund të akuzohet për shkelje të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me BE-në. “Strategjia jonë e ardhshme kundër taksave nga qeveria e Ramush Haradinaj, do të shqyrtohet sa më shpejt që të premten, kur në Beograd të arrijnë përfaqësuesit politikë të popullit tonë në Kosovë”, shkruan gazeta serbe.
