Miliona votues në 21 shtete të BE-së, votojnë sot, në ditën e fundit të zgjedhjeve për Parlamentin Evropian

Miliona votues në 21 shtete të BE-së, votojnë sot, në ditën e fundit të zgjedhjeve për Parlamentin Evropian

Dhjetëra miliona votues në 21 shtete të Bashkimit Evropian, mund të votojnë sot, në ditën e fundit të zgjedhjeve për Parlamentin Evropian. Gjermania, Franca, Italia, Bullgaria, Rumania, Kroacia dhe Hungaria, janë në mesin e shteteve, që sot mund të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në Parlamentin Evropian prej 751 ulësesh. Shtatë shtete të BE-së tashmë kanë votuar, në zgjedhjet, që nisën më 23 maj, dhe rezultatet preliminare pritet të dalin sot pasi të përfundojnë votimet në të gjitha shtetet. Sondazhet sugjerojnë se partitë e ekstremit të djathtë, populistët euro-skeptikë nuk do të kenë rezultate të mira, ashtu siç kishin parashikuar disa vëzhgues.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria projekton buxhetin 10.15 miliardë euro për vitin 2027

Shqipëria parashikon një buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, ndërsa Qeveria e …