leoni

Në Skenderaj shënohet “Dita Olimpike 2019”

Nxënësit e shkollave të ndryshme të Komunës së Skenderajt e kanë shënuar Ditën Olimpike 2019, me anë të vrapimit garues përgjatë rrugës “17 Shkurti”. Këtë aktivitet e kanë organizuar Komiteti Olimpik i Kosovës dhe Komuna e Skenderajt, derisa drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Ramiz Shala, i ka uruar në emër të kryetarit Bekim Jashari, të gjithë pjesëmarrësit e aktivitetit “Dita Olimpike 2019”. Ky vrapim simbolik, përveç shënimit të kësaj date me karakter ndërkombëtar, është edhe një shtytje për fëmijët që përmes aktiviteteve sportive të angazhohen për një jetë më aktive dhe më të shëndetshme.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt mbledhja e tetë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa

Nën udhëheqjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi sot në Viti është …