Deçani shënon ditën Olimpike me nxënësit e lindur në vitin e Pavarësisë

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në bashkëpunim me Drejtorinë Komunale të Arsimit dhe të gjitha shkollat fillore të Komunës së Deçanit, të hënën duke filluar nga ora 09:30 kanë shënuar ditën Olimpike me nxënësit e lindur në vitin e Pavarësisë së Kosovës. Në këtë olimpiadë të vrapimit, kanë marrë pjesë 200 nxënës nga 18 shkolla të Komunës së Deçanit. Të pranishmëve i është drejtuar me fjalë përshëndetëse Drejtori i DKA-së Bekim Vishaj dhe Drejtori i SHFMU ,,Lidhja e Prizrenit” Qazim Maloku, të cilët kanë uruar shënimin e kësaj dite me gjeneratën më të dashur e shumëpritur, atë të shpallje së Pavarësisë. Në fund të kësaj olimpiade, janë ndarë çmimet për tri vendet e para për kategorinë e djemve dhe vajzave.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …