leoni

Lidhja Demokratike e Kosovës, të hënën, mbanë njëherë mbledhjen e kryesisë, pastaj të grupit parlamentar

LDK: Raporti i progresit i Komisioni Evropian është i njëjtë me shqetësimet që ne i kemi ngritur vazhdimisht

Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson se raporti i progresit që iu dorëzua institucioneve të Kosovës nga Komisioni Evropian është i njëjtë me shqetësimet që kjo parti i ka ngritur në vazhdimësi. Deputeti Armend Zemaj tha se sistemi i drejtësisë mbetët në ndikim të plotë politik. “Raporti nënvizon progres të kufizuar në zbatimin e reformave evropiane. Komisioni evropian rekomandon qe Kosova të ndërtojë konsensus që të vazhdojë rrugën drejt integrimit”, tha Zemaj. Ai tha se për ta shqetësuese është mos zbatimi i programit të MSA-së. Deputetja  Vjosa Osmani tha se reformat për agjendën evropiane janë duke shkuar me një hap shumë të ngadalësuar. “Sa i përket sundimit të ligjit një gjë është e qartë, politizimi i skajshëm dhe presioni mbi gjyqësorin e prokurorinë”, tha ajo. Sipas Osmanit për shkak të dështimeve në sferën e brendshme, imazhi i Kosovës në botë asnjëherë nuk ka qenë më i keq. nuk ka asnjë anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe nuk ka njohje.

Kontrolloni gjithashtu

Sala Berisha-Shala: Albin Kurti po e përdor Albulena Haxhiun si simbol për përfitime politike

Ish-deputetja Sala Berisha-Shala ka reaguar ashpër ndaj mënyrës se si, sipas saj, kryeministri Albin Kurti …