Pavarësisht garës se kush i pari e shpalli, persona non grata, zyrtarin rus të UNMIK-ut, Haradinaj apo Pacolli, kjo dispozitë nuk vlen për personelin e Kombeve të Bashkuara. Sekretari i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, përmes një deklarate me kohë ka njoftuar se Non Grata nuk zbatohet për personelin e Kombeve të Bashkuara. “Siç përshkruhet në Konventën e Vjenës të vitit 1961 mbi marrëdhëniet diplomatike, kjo dispozitë zbatohet për agjentët diplomatikë të akredituar nga një shtet në tjetrin, mbi kontekstin e marrëdhënieve dypalëshe. Kombet e Bashkuara nuk janë shtet. Dhe, personeli i tyre nuk mund të akreditohet në shtetet ku janë të vendosur, por punojnë nën përgjegjësinë e vetme të Sekretarit të Përgjithshëm”, kishte deklaruar Guterres.
Kontrolloni gjithashtu
Sot në qendër të Prishtinës, me rastin e 1 Majit, kanë protestuar qindra punëtorë e sindikalistë të arsimit
Sot në Prishtinë, qindra punëtorë e sindikalistë të arsimit kanë marshuar nga Biblioteka Kombëtare, tek …