Një delegacion i kadetëve të FARSH-së e ka vizituar Qendrën Studimore Universitare të FSK-së

Një delegacion i kadetëve të FARSH-së e ka vizituar Qendrën Studimore Universitare të FSK-së

Në Forcën e Sigurisë së Kosovës, gjatë këtyre dy ditëve, ka qëndruar për vizitë një delegacion i kadetëve të FARSH-së së bashku me pedagogët e stafit akademik të Kursit për Përgatitjen e Oficerit, me një përbërje prej 60 pjesëtarësh. Gjatë vizitës, pjesëtarët e delegacionit vizituan Qendrën për Studime Universitare të FSK-së në Prishtinë dhe Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj, ku zhvilluan takime të ndryshme ku përmes prezantimeve u njoftuan me ecurinë e përgatitjes së oficerëve të rinj të QSU-së. Stafi akademik i FARSH-së, i kryesuar nga shefi i Departamentit të KPO-së kolonel Zaho Golemi, u priti edhe nga komandanti i Komandës së Forcave Tokësore gjeneral brigade Enver Cikaqi, shefi i Shtabit të KFT-së, kolonel Hasan Hoxha dhe komandantin e Qendrës për Studime Universitare i QSU-së, major Vegim Krelani.

Kontrolloni gjithashtu

OVL-UÇK: Reagimi i Policisë së Kosovës ndaj protestës së PSD-së dhe ishte i tepruar dhe jo i duhur

OVL e UÇK-së dënon thirrjet nga Serbia ndaj ish-luftëtarëve: Synim kriminalizimi i luftës çlirimtare

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar ashpër ndaj, siç …