Isa Mustafa, thotë se njëherë nuk do të ketë takim me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti

Isa Mustafa: Detyrë e kryetarit është të mbrojë kushtetutën e vendit dhe ajo nuk lejon bashkim me Shqipërinë

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, duke folur lidhur me idenë e  kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi për bashkimin me Shqipërinë dhe bashkimin e tri komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë me Kosovën ka thënë dhe se Thaçi po bën veprime të papërgjegjshme dhe kundërkushtetuese. Detyrë e presidentit të vendit është të mbrojë kushtetutën e vendit. Kur e mbron Kushtetutën e mbron sovranitetin dhe integritetin territorial të këtij vendi. Ne kemi një president që një ditë zgjohet dhe thotë se do të korrigjojmë kufij, se do ta marrin Kosovën Lindore dhe me këtë, sipas Isa Mustafës, ai  nënçmon dhe denigron edhe qytetarin e Kosovës, sepse çdo njeri e din se s’mund të ia marrësh një pjesë, e cila është në territorin e Serbisë  pa i dhënë asaj  më shumë sesa që merr. Mustafa thotë se presidenti Thaçi u zmbraps nga ideja për shkëmbim territoresh, pasi nuk u përkrah nga askush në Kosovë dhe jashtë saj. Bashkimi mes Kosovës dhe Shqipërisë  do të ndodh vetëm atëherë kur të anëtarësohen në BE ka saktësuar Isa Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Sami Lushtaku: Dëshira ime ka qenë që Fatmir Limaj të kthehet në PDK, nëse shkon me Kurtin, e prek fundin politik

Sami Lushtaku: Albin Kurti nuk ka pranuar me qenë ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për Zonën e Drenicës gjatë luftës clirimtare, Sami Lushtaku …