Çedomir Jovanoviq

Jovanoviq: Ne e kemi humbur Kosovën dhe ajo tani është shtet

Lideri i Partisë Liberale Serbe, Çedmoir Jovanoviq  ua ka ri përkujtuar edhe njëherë autoriteteve më të larta të Serbisë se Kosova është humbur dhe ajo tani është shtet. Nuk mund të humbet diçka për herë të dytë, ajo që ne në Kosovë kemi humbur. Sado e rëndë që mund të jetë kjo, nuk mundet. Populli shqiptar është populli i fundit ballkanik, që bëri luftën e tij për çlirim kombëtar. Për shtetin e tij kombëtar, në një kohë që askush nuk e bën. Me më pak, ose më më shumë gjak, siç kanë qenë të gjitha luftërat kombëtare në Ballkan. Neve na nevojitet paqe me shqiptarët. Por para kësaj paqe, na duhet paqe me vetveten .. paqe me vetën tonë. Nëse ne nuk e ndihmojmë shqiptarët dhe veten që ta bëjnë Kosovën shtet normal, do të bashkohet me Shqipërinë, pastaj do të hapet problemi i Maqedonisë, pastaj do të hapet problemi i Malit të Zi, i veriut të Greqisë, ua ka tërhequr vërejtjen autoriteteve më të larta të Serbisë, lideri i Partisë Liberale Serbe, Çedmoir Jovanoviq.

Kontrolloni gjithashtu

Agron Kuçi: Komuna e Junikut nuk e ka asnjë person të infektuar pasi janë respektuar të gjitha masat nga ana e qytetarëve

Agron Kuçi: Asnjë lider nuk e forcon partinë duke anashkaluar njerëzit me kredibilitet

Ish-kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi, ka theksuar se partitë politike mund ta fitojnë …