Brickos

Bashkësia Islame e Kosovës vendos rregulla për të hyrë në xhami pas rritjes drastike të numrit të infektuarve

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton se muaji i agjërimi përfundon sot më 3 qershor 2019

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton opinionin e gjerë se muaji i agjërimi përfundon sot  më 3 qershor 2019. Dita e parë e festës së Fitër – Bajramit është të martën, më 4 qershor 2019. Manifestimi qendror për festën e Fitër – Bajramit mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë. Manifestimi fillon në ora 04:11, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga dr. Ejup Haziri- anëtar i Kryesisë së BI të Kosovës.  Namazi i Fitër – Bajramit falet në ora 05:36 minuta të cilit do t’i prij Vedat  Sahiti-këshilltar i Myftiut të Kosovës. Hytben e Fitër – Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës,  Naim  Tërnava, i cili do t’u drejtohet opinionit të gjerë me mesazh për këtë festë.

Me rastin e  Fitër – Bajramit, ditën e parë të festës, më 4 qershor 2019, Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, si tradicionalisht, organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë së BI të Kosovës nga ora 9:00-12:00. Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Fitër- Bajramit, duke e lutur Zotin që t’i ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe ibadetet tona. Me fat festa e Fitër-Bajramit!

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti

Ymeri: Qëndrimi i kryeministrit Kurti për të shkuar në zgjedhje nëpërmjet shpërndarjes së Kuvendit, nuk është i sinqertë

Ish kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosja, …