Visar Ymeri në Kuvend: Regjimi Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi do të përfundojë

Të gjitha hyrje- daljet në Kuvendin e Kosovës janë kontrolluar  nga pjesëtarë të Policisë speciale të Kosovës. E gjitha kjo i jep një atmosferë tejet të rënduar  fillimit të seancës. Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri, në fillim të seancës iu ka drejtuar kryekuvendarit Kadri Veseli, me ç’rast ia ka zgjatur dorën dhe e ka marrë fjalën në foltore të Kuvendit. Ymeri me këtë rast ka bërë të ditur para deputetëve se Opozita është zotuar se do ta bllokojë mbarëvajtjen e jashtë dyerve të Kuvendit janë grumbulluar qytetarë të cilët po protestojnë kundër zgjedhjes së Hashim Thaçit, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës President. Gjatë fjalimit të tij Ymeri ka thënë se regjimi Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi do të përfundojë. “Kjo qeveri ka nisur edhe është duke vazhduar si regjim, por ky regjim do të përfundojë. Këtë kuptojeni edhe ju deputet në salla, sepse qytetarët e kanë kuptuar para jush. Regjimi Mustafa -Thaçi nuk ekziston më”.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …