Kryekuvendari Veseli me maskë në kokë në Kuvend

Edhe përpjekja e tretë e kryekuvendarit,  Kadri Veseli për të vazhduar punimet ka dështuar sikur dy përpjekjet paraprake për shkak të tymit lotsjellës që kanë hedhur deputetët e opozitës. Ai, me qëllim për të qëndruar në sallë, kishte vënë një maskë kundër tymit, por ka qenë i kotë qëndrimi më tej në sallën e Kuvendit.  Veseli sërish ka dhënë pesë minuta pauzë, në përpjekje me çdo kusht të vazhdojë punimet e Kuvendit. Herën e dytë dhe të tretë të hedhjes së gazit lotsjellës nuk ka hyrë në sallë kryeministri, zëvendësi i tij dhe asnjë nga ministrat.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli: Diaspora mund ta çojë Vetëvendosjen deri në 52 deputetë, AAK humb një mandat

Njohësi i proceseve zgjedhore nga KDI, Eugen Cakolli, ka paraqitur disa nga skenarët e mundshëm …