Këshilli Organizativ për shënimin e 16 Qershorit, mbajti takimin e parë

Këshilli Organizativ për organizimin dhe shënimin e 16 Qershorit-Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Malishevës, e ka mbajtur takimin e parë, ku janë diskutuar disa çështje të organizimit të 16 Qershorit, që këtë vit është jubilar, pasi është 20-vjetori i çlirimit të Malishevës. Takimi është drejtuar nga nënkryetari i komunës së Malishevës, ndërsa ishin prezent përfaqësuesit e subjekteve politike që janë të përfaqësuara në Kuvendin e Komunës dhe përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta. Në këtë takim ishin përfaqësuesit e policisë, të cilët do të kujdesen për sigurinë, si dhe drejtorët e drejtorive përkatëse, të cilët merren me organizimin. Në këtë mbledhje u dhanë disa propozime për organizim, pasi këtë vit është vit jubilar.

Kontrolloni gjithashtu

Njoftim për ndëprerje të qarkullimit rrugor në rrugën “Ilaz Kodra”

Me qëllim të realizimit të projektit për ndërtimin e urës së re mbi Lumin “Klina” …