Ramush Haradinaj

Haradinaj: Kosova ka treguar që është palë serioze në procesin e dialogut me Serbinë

Duke folur për vizitën e tij në Gjermani, kryeministri, Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova ka treguar që është palë serioze në procesin e dialogut me Serbinë. Ai shtoi më tutje se Samiti i Berlinit ka mbyllur “çështjen e formulave të ndërrimit të territoreve, të kufijve” mes Kosovës dhe Serbisë dhe se në takimin e fundit nuk është diskutuar diçka e tillë. Në Berlin është diskutuar për taksën e vënë nga Qeveria e Kosovës në importet e Serbisë dhe Bosnjës, mirëpo ka përsëritur se kjo masë mund të pezullohet vetëm në rast të ndonjë marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë, në kufijtë ekzistues, që parasheh njohjen e shtetësisë së Kosovës nga ana e Serbisë. Sa i përket koordinimit në mes të liderëve shtetërorë, pak para zhvillimit të një takimi në Paris, mes palës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, Haradinaj ka thënë të mos ketë qenë në dijeni për pjesëmarrjen e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në një forum në Bratisllavë mirëpo është mirë që Kosova paraqitet në konferenca të tilla, ka theksuar kryeministri, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Gazeta zvicerane "Neue Zurcher Zeitung": Paqja në Ballkanin Perëndimor po rrezikohet nga ambiciet e Serbisë së Madhe

Aleksader Vuçiq, gjatë takimit me Milorad Dodikun, ka biseduar edhe rreth rezolutës për Srebrenicën

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë takimit me kryetarin e Republikës Sëerbe, Milorad Dodik, ka …