Lideri i VV-së, Albin Kurti është takuar me politikanë gjerman

Lideri i VV-së, Albin Kurti është takuar me politikanë gjerman

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka njoftuar se gjatë qëndrimit në Gjermani është takuar me politikan të këtij vendi me të cilët ka biseduar për situatën politike dhe gjendjen sociale në Kosovë, për raportet dhe dialogun me Serbinë, për nevojën për zhvillim ekonomik përmes investimeve që gjenerojnë vende pune në Kosovë si dhe për drejtësi gjyqësore. Në kuadër të vizitës sonë në Berlin sot në Reichstag takuam deputetin e CDU-së, z. Peter Weiß, pastaj deputetin e SPD-së në Parlamentin Evropian, z. Knut Flekenstein, Këshilltaren në SPD, znj. Kathrin Bosse-Steinweg, Drejtorin e Zyres Ndërkombëtare të CDU-së, z. Bertil Wenger, si dhe drejtues të instituteve të ndryshme në Berlin, si të Këshillit Gjerman për Marrëdhënie me Jashtë (DGAP), të Aspen Institute e të Qendrës për Ndërmjetësim Integrues (CSSP), ka shkruar në adresën e tij elektronike lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …