Haradinaj: Mujë Krasniqi - Kapuqi ishte ndër të parët që luftoi për lirinë e Kosovës

Haradinaj: Mujë Krasniqi – Kapuqi ishte ndër të parët që luftoi për lirinë e Kosovës

Kryeministri, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar lart kontributin e heroit, Mujë Krasniqi në luftën tonë çlirimtare. Gjatë qëndrimit në Klinë ku mori pjesë në Festivalin Folklorik “I këndojmë lirisë”, kryeministri, Ramush Haradinaj  theksoi se Mujë Krasniqi – Kapuqi ishte ndër të parët që luftoi për lirinë e Kosovës dhe bashkë me Beqirin i kënduan lirisë dhe këngët e tyre u bënë frymëzim për luftëtarët e UÇK-së. Së bashku me këngën ata i dhanë jetë idealit dhe të drejtës tonë. Në Festivalin Folklorik “I këndojmë lirisë”, kushtuar Mujës tonë, kujtuam dhe nderuam figurën e tij, të një atdhetari të pashoq, që me pushkë e këngë na bashkoi përherë, është shprehur në mes tjerash kryeministri, Ramush Haradinaj.

 

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …