Kryetari Haliti ngushëllon familjen e gazetarit Ibrahim Sefedini

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti përmes një telegram ngushëllime ka shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes së gazetarit vitias, Ibrahim Sefedini. “Me dhimbje të thellë, kam marr lajmin për vdekjen e mikut tonë Ibrahim Sefendini, ish korrespodentit të gazetës “Koha Ditore” dhe të drejtuesit të OJQ- së “Elita”. Vdekja e Ibrahimit, është një humbje e madhe për familjen dhe komunitetin e gazetarëve dhe shoqërisë civile. Ai do të mbahet mend si njeri me virtyte të larta njerëzore dhe profesionale dhe si gazetar, që i ka shërbyer me devotshmëri profesionit dhe në interes të opinionit publik. Ngushëllime familjes Sefedini, miqve dhe kolegëve të të ndjerit”, thuhet ne telegramin e ngushëllimit të kryetari Haliti.

Kontrolloni gjithashtu

Mbledhja e dytë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës së Malishevës mbahet më 30 qershor

Kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Argjend Thaçi, ka thirrë mbledhjen e dytë të jashtëzakonshme të …