SHFMU ,,Lidhja e Prizrenit’’ shënoi 110 vjetorin e themelimit

SHFMU ,,Lidhja e Prizrenit’’ në Deçan ka shënuar 110 vjeturinë e themelimit. Të pranishëm në shënimin e kësaj dite më rendësi ishin Drejtori i DKA-së së Deçanit Bekim Vishaj, me bashkëpunëtorë , drejtor shkollash , mësimdhënës , prindër dhe nxënës.  Drejtoi Bekim Vishaj ,në emër të kryetarit të Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, përshëndeti të pranishmit në këtë datë të rëndësishme në kuadër të shënimit të 110 vjetorit të themelimit të këtij tempulli të dijës, duke i përgëzuar mësimdhënësit dhe nxënësit, tha se ne si Institucion Komunal jemi duke bërë përpjekje për krijimin e kushteve si për nxënës po ashtu edhe për mësimdhënës , kjo shkollë që ka nxjerr gjenerata të tëra së shpejti do të ketë një objekt të ri i cili do ti plotësoi të gjitha kushtet me standarde Evropiane. Edhe drejtori i SHFMU ,,Lidhja e Prizrenit’’ Qazim Maloku, duke i uruar mësimdhënësit dhe nxënësit për këtë datë të shënuar tha se, ne jemi duke bërë përpjekje të vazhdueshme për ngritje të cilësisë mësimore, e këtë e bëjmë në koordinim më DKA-në, mësimdhënës, nxënës dhe prind. Për këtë datë të shënuar u shfaq një program i pasur kulturo-artistik i përgatitur nga mësimdhënësit dhe nxënësit e kësaj shkolle.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.P.K

Komuna e Deçanit ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.PK. “Nënshkruam kontratën me kompaninë …