Haradinaj: Në këtë ditë i nderojmë të gjithë njerëzit që nuk kursyen asgjë për lirinë dhe pavarësisë e tokave shqiptare

Haradinaj: Në këtë ditë i nderojmë të gjithë njerëzit që nuk kursyen asgjë për lirinë dhe pavarësinë e tokave shqiptare

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka kujtuar 20- vjetorin e Çlirimit të Vushtrrisë. Ai thotë se çlirimi erdhi si rezultat i përpjekjeve të të gjithë të rënëve për liri.  ”Sot bëhen 20 vjet nga Çlirimi i Komunës së Vushtrrisë që erdhi si rezultat i përpjekjeve dhe heroizmit të të gjithë të rënëve për liri dhe çlirim. Në këtë ditë të veçantë për qytetarët e Vushtrrisë, po i nderojmë të gjithë njerëzit që nuk kursyen asgjë për ta bërë lirinë dhe pavarësisë e tokave shqiptare sikurse sot duke përuruar sheshin dhe shtatoren e njërit nga figurat më të shquara që njeh historia Hasan Prishtina në Vushtrri, veprimtarit të palodhur për çështje kombëtare”,ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Gazeta kroate: Agjentja serbe kishte qasje në zyrën e Kryeministrit të Kosovës dhe lidhje me Vuçiçin

Një skandal i madh spiunazhi është duke u publikuar nga mediat kroate, i cili lidhet …