Motoristët nga Kroacia vizituan Kompleksin Memorial në Prekaz

Motoristët nga Kroacia vizituan Kompleksin Memorial në Prekaz

Për nder të 20-vjetorit të çlirimit të komunës së Skenderajt, motoristët nga Kroacia kanë vizituar Kompleksin Memorial, në Prekaz. Ata u shoqëruan edhe nga kryetari i kësaj komune, Bekim Jashari dhe ai i Drenasit, Ramiz Lladrovci. Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka falënderuar motoristët për vizitën, duke shtuar se përmes kësaj vizite po tregohet respekti dhe bashkëpunimi në mes popullit shqiptar dhe kroat. Ndërsa, kryetari i klubit të motoristëve nga Kroacia, Klek Dragoviq ka shprehur falënderim për shqiptarët, të cilët ishin pjesë e luftës në vendin e tij kundër serbëve. Nga Kroacia për të vizituar Kompleksin Memorial në Prekaz kishte ardhur edhe motoristi, Ivica Panxha. Ai shprehu nderimin e tij për komandantin legjendar Adem Jashari dhe familjen e tij. Veteranët motoristë nga Kroacia po ashtu kanë vizituar edhe kullat e Jasharajve, por edhe Muzeun ku janë njoftuar nga afër për historinë e familjes Jashari dhe luftën në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Jorn Rohde: Kosovën e pret një punë e vështirë, për t’i bindur ministrat e Jashtëm të KE-së që ta miratojnë anëtarësimin e saj

Jorn Rohde: Thjesht dërgojeni statutin në Gjykatën Kushtetuese.

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, theksoi se që nga viti 2013 të gjithë kryeministrat e Kosovës …