Hahn: Disa vende nuk janë ende të gatshme të konfirmojnë negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Hahn: Disa vende nuk janë ende të gatshme të konfirmojnë negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Komisionari i zgjerimit i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, ka thënë se disa vende nuk janë ende të gatshme të konfirmojnë negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. “Zgjerimi është çështje strategjike e BE-së. Është bërë progres, por nuk jemi akoma aty ku duhet. Franca, Gjermania e Danimarka janë skeptike për Shqipërinë. Tri vendet kërkojnë shtyrje të vendimit. Gjermania do më shumë kohë për vendimin. Nuk është marrë ende një vendim lidhur me hapjen e negociatave, të paktën për këtë verë. Kërkohet më shumë kohë nga vendet anëtare. Shpresoj që këtë vit të kemi rezultatet, ndoshta edhe në tetor, është shumë e rëndësishme të tregohemi të drejtë. Shpresoj të kemi një vendim përfundimtar dhe vendimtar deri atëherë”, ka thënë Hahn.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti: Pres një verdikt të drejtë, lufta e UÇK-së ishte luftë për çlirimin e vendit

Lideri politik i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, ka thënë se edhe ai, …