U hap qendra e tretë për të moshuarit në Prishtinë

U hap qendra e tretë për të moshuarit në Prishtinë

Komuna e Prishtinës ka bërë përurimin e qendrës së tretë të qëndrimit ditor për të moshuarit. Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, tha se bizneset dhe bashkësitë fetare kanë ofruar ndihmë me donacione. “Është hapësirë e mirë edhe për ata që nuk janë pensionistë me ardhur me pi çaj, të kalojnë kohën. Shpresoj që t’iu ofroj të gjithë njerëzve nga kjo lagje që të kalojnë kohë me njëri tjetrin.  Në dy qendrat tjera ku shërbejmë edhe ushqim kanë ardhur aty plot biznese dhe po ofrojnë donacione bile edhe bashkësitë fetare dhe ajo që kemi pritë ka ndodhë që të shtohet solidariteti. Ka shumë njerëz që po ofrohen për të ndihmuar.  Shumë shpejtë do të kemi edhe qendra për të rinj, ku do ofrojmë mundësinë për rininë e lagjes që të kalojë kohë. Ne si komunë duhet të ofrojmë edhe ambiente të cilat janë falas për banorët tanë”, tha Ahmeti. Drejtori për Mirëqenie Sociale në komunën  e Prishtinës, Dren Kukaj, tha se shpejtë do të hapet edhe qendra e katërt, këtë herë në lagjen “Ulpiana”. “Shumë shpejtë do ta hapim edhe qendrën e katërt në lagjen Ulpiana, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …