Ministri, Pal Lekaj: Ligji për Automjete ia mundëson EuroLabit që të posedojë licencën për një periudhë të pacaktuar

Ministri, Pal Lekaj: Ligji për Automjete ia mundëson EuroLabit që të posedojë licencën për një periudhë të pacaktuar

Ministri Pal Lekaj, ka thënë se Ligji për Automjete ia mundëson EuroLabit të posedojë licencën për periudhë të pacaktuar. Këtë deklaratë ministri Lekaj e ka bërë në Komisionin për Zhvillim Ekonomik, ku ka raportuar lidhur me monopolin në fushën e homologimit të veturave. Ai tha se çdo mjet i prodhuar jashtë vendit duhet të pajiset me një leje. Sipas tij, tregu do të hapet dhe nuk do të ketë monopol. Unë si ministër i Infrastrukturës jam i obliguar që me përpikëri të aprovoj Ligjin e nxjerrë nga Kuvendi i Kosovës. Çmimi është përcaktuar në kohën e ish-ministrit Fatmir Limaj dhe Ahmet Shala”, tha Lekaj. Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajramin kritikoi ministrin Lekaj për prezantim të ligjit gjatë raportimit të tij derisa  i parashtroi disa pyetje atij lidhur me homologimin.  Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, pyeti se ku qëndron arsyeja që ministri Lekaj dëshiron të vazhdojë kontratën e Eurolab-it edhe për 10 vjet të tjera. Deputeti, Memli Krasniqi i PDK-sp, tha se ligji i automjeteve është i keq, pasi që ka 7-8 muaj që nuk po mund të miratohen disa pika të tij.  Gjatë debatit në Kuvend ka pasur edhe përplasje verbale mes ministrit Pal  Lekaj  dhe deputetëve të Opozitës.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …