Vendimi i Kolegjit Zgjedhor, për të mos çregjistruar nga zgjedhjet Partinë e Unitetit Kombëtar u dha edhe në mediet e huaja

Kolegji Zgjedhor zbardhi argumentet mbi të cilat konfirmoi edhe njëherë se zgjedhjet vendore do të mbahen më 30 qershor

Kolegji Zgjedhor zbardhi argumentet mbi të cilat duke rrëzuar kërkesën e Partisë Uniteti Kombëtar për t’u çregjistruar, konfirmoi edhe njëherë se zgjedhjet vendore do të mbahen më 30 qershor, por duke mbajtur në konsideratë edhe dy vendime të Gjykatës Kushtetuese, si edhe mohimit që i bëhet të drejtës për të votuar,  kolegji ka trajtuar në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe dekretin e presidentit Meta qe anuloi zgjedhjet. Kolegji Zgjedhor thotë shprehimisht se dekreti i dytë i Presidentit që shfuqizoi dekretin e datës 5 nëntor 2018 është akt absolutisht i pavlefshëm. Për këtë argument Kolegji i referohet edhe kompetencave qe ka Presidenti për sa i përket caktimit të datës së zgjedhjeve, nën parashikimet që cakton Kodi Zgjedhor mbi afatet dhe periudhën zgjedhore. Kolegji vëren se në mungesë të një kompetence të shprehur me ligj, çdo kompetencë tjetër bie ndesh me Kushtetutën. Bazuar në qëndrimin e KQZ, Kolegji çmon më tej se dekretimi duhet bërë jo më vonë se nëntë muaj dhe për këtë shkak Presidenti ka kompetencë të kufizuar tej kësaj kohe.

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku: Albin Kurti dikur mburrej me lirinë e mediave por tash ai vetë po i cënon këto vlera të lirisë së shprehjes

Vlora Çitaku: Letra e ministres Donika Shvarc është skandaloze, në përmbajtje, në formë dhe në mesazhin që përçon tek aleatët

Sekretarja  e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku thotë se letra e Ministres së …