Opozita do ta thërras në interpelancë kryeministrin, Albin Kurti pasi qasja e tij ndaj dialogut nuk është serioze

Kuvendi i Kosovës mbanë sot seancë të jashtëzakonshme për heqjen e monopolit në homologimin e veturave

Edhe ditën e sotme Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë të jashtëzakonshme për heqjen e monopolit lidhur me shërbimin e homologimit të veturave. Kjo seancë pritet të fillojë në orën 10:00. Kujtojmë se kjo do të jetë seanca e tretë e jashtëzakonshme e cila do të mbahet gjatë kësaj jave. Vetëm gjatë ditës së sotme, Kuvendi i Kosovës ka mbajtur dy seanca të jashtëzakonshme. Në seancën e parë, në rend dite ishte votimi në lexim të dytë i projektligjit për tatimin në të ardhurat e korporatave dhe projektligj dhe votimi i amendamentit 5 të propozuar nga deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu, që mundëson harmonizimin dhe funksionalizimin e Ligjit për Sponsorizime. Ndërkaq, seanca e dytë, po ashtu e jashtëzakonshme, në rend dite kishte gjendjen në arsim dhe vendimet e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria projekton buxhetin 10.15 miliardë euro për vitin 2027

Shqipëria parashikon një buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, ndërsa Qeveria e …