Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, pas publikimit të rezultatit zgjedhjeve, sot e ka dorëzuar dorëheqjen e tij nga partia

Isa Mustafa: Qeveria shkeli Kushtetutën duke e aprovuar Projektligjin me përmbajtje jokushtetuese

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, duke folur lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila pak ditë më parë, e shpalli të jashtëligjshëm Ekipi Negociator për bisedime me Serbinë, ka saktësuar se  LDK-ja  qysh në fillim kishte deklaruar se ky veprim shkel Kushtetutën e Kosovës.  “Gjykata Kushtetuese foli. Shpalli jokushtetues në tërësinë e tij Ligjin për dialogun. Shpalli jokushtetues Ekipin e Dialogut. Ekipi, pa e pritur hyrjen në fuqi të Ligjit, i cili u kontestua nga LDK dhe Vetëvendosja, ushtroi veprime jokushtetuese në procesin e dialogut me para të Buxhetit. Kryeministri, në mënyrë jokushtetuese, i kishte deleguar përgjegjësitë e tij për dialogun. Qeveria shkeli Kushtetutën duke e aprovuar Projektligjin me përmbajtje jokushtetuese të sponzorizuar nga PSD. Kuvendi shkeli Kushtetutën duke e miratuar një Ligj jokushtetues, të propozuar nga Qeveria. Janë këto shkelje të Kushtetutës në proporcione gjeometrike nga koalicioni PAN”, ka shkruar Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Nait Hasani

Nait Hasani, i fton qytetarët në protestë për zhbllokimin e Kuvendit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, ka ftuar qytetarët që të protestojnë pranë …