FSK dhe komuna e Dardanës sot mbajnë ushtrimin fushor për testimin e kapaciteteve komunale emergjente

Certifikohen  pjesëtarët e FSK-së të “Njësisë  për Siguri Fizike”

Në Brigadën e Reagimit të Shpejtë është mbajtur ceremonia e certifikimit të 198 pjesëtarëve, të cilët kanë përfunduar me sukses trajnimin “Njësia për Siguri Fizike”. Në ceremoninë e certifikimit mori pjesë ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, gjeneral major, Gëzim Hazrolli, gjeneral brigade Fadil Hadërgjonaj dhe komandantë të batalioneve të Brigadës të Reagimit të Shpejtë. Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha duke uruar të posa të certifikuarit vlerësoi lartë rëndësinë  e kësaj njësie  si komponent  e domosdoshme për rritjen në shkallë edhe më të lartë të sigurisë fizike të kazermave të FSK-së, pronës dhe  objekteve të saj. Ky trajnim ka filluar nga data 10 qershor 2019 dhe ka përfunduar  me 28 qershor 2019.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ maqedoni

Katër partitë shqiptare krijojnë kryesinë e përbashkët për të sfiduar Qeverinë Mickoski

Përçarjet dhe pasiguria në lidhje me Qeverinë e Mickoskit kanë shtyrë katër partitë shqiptare – …