Pjesëmarrja në zgjedhjet vendore të 30 qershorit është rreth 22 për qind

Sot në Shqipëri mbahen zgjedhjet lokale

Sot në Shqipëri mbahen zgjedhjet lokale. Votuesit do të kenë mundësi që të drejtohen të kutitë e votimit nga ora 07:00 deri në orën 19:00, kur mbyllen qendrat e votimit. Partia Socialiste është e vendosur që këto zgjedhje të mbahen sot, ndërsa opozita e udhëhequr nga Paria Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, i kanë braktisur zgjedhjet. Opozita e bashkuar u ka bërë në vazhdimësi thirrje qytetarëve që të mos marrin pjesë në zgjedhje. Pas shumë protestave tejet të dhunshme me sulme dhe djegie të insitucioneve, të mbajtura nga opozita, Ilir Meta ka shfuqizuar dekretin e zgjedhjeve të 30 qershorin, duke përkrahur hapur opozitën, së cilës i prin guaja e tij dhe LSI-ja e Ilir Metës.  Bashkësia ndërkombëtare ka bërë thirrje që zgjedhjet të zhvillohen të qeta dhe kanë paralajmëruar se nuk do të tolerohet dhuna.

Kontrolloni gjithashtu

Xhavit Haliti

Xhavit Haliti i përgjigjet Kurtit: Është Vetëvendosje që po kap gjithçka – edhe OJQ-të, edhe universitetet

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka reaguar ndaj deklaratës së …