Begaj: Më 2 korrik deputetët e Kuvendit të Kosovës, bën akt heroik

Me rastin e 29 vjetorit të Deklaratës Kushtetuese të shpallur më 2 korrikut të vitit 1990, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i ka uruar të gjithë qytetarët dhe në mes tjerash, ka kujtuar edhe figurat e Komunës së Malishevës, të cilët kanë qenë deputet, Xhemajli Bajrën, Halit Kryeziun, Selim Krasniqi, të tretë të ndjerë, si dhe Daut Krasniqin, ish kryetar i komunës dhe anëtar i Kuvendit të Kosovës.

“Ngjarja e 2 korrikut t vitit 1990, ka rëndësi të madhe në historinë e popullit shqiptar të Kosovës, pasi ishte akti më i rëndësishëm juridik dhe politik i kohës dhe i rrethanave të reja të krijuara, edhe pse pavarësia e shpallur, u shua me dhunë. Në këto ngjarje, rol të madh pa dyshim ka luajtur edhe Malisheva, e cila si në çdo lëvizje tjetër, ishte e pranishme me përfaqësuesit e saj. Edhe më 2 Korrik të vitit 1990, Malisheva kishte përfaqësuesit e saj, të cilët dhanë kontributin e tyre në nxjerrjen e këtij akti. Ata ishin Xhemajli Bajra, Selim Krasniqi, Halit Kryeziu dhe Daut Krasniqi. Me këtë rast, ne si Komunë e Malishevës, i kujtojmë deputetët e Kuvendit të Kosovës, nga Malisheva, dhe përjetësisht i falënderojmë për aktin e tyre historik dhe patriotik”, thuhet në deklarimin e Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, me rastin e 29 vjetorit të Deklaratës Kushtetuese të Kuvendit të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …