Rexhep Selimi thotë se kryetari Thaçi dhe kryeministri Haradinaj që po e bllokojnë funksionalizimin e ushtrisë

Rexhep Selimi thotë se kryetari Thaçi dhe kryeministri Haradinaj e kanë bllokuar funksionalizimin e ushtrisë

Lëvizja Vetëvendosje po konsideron se procesi i transformimit të Ushtrisë së Kosovës nuk ka filluar ende të realizohet. Për këtë kjo parti opozitare ka adresuar kritika ndaj kryetarit të vendit, Hashim Thaçi dhe kryeministrit Ramush Haradinaj që po e bllokojnë funksionalizimin e ushtrisë. Deputeti Rexhep Selimi në një konferencë për media tha se ka mbi një muaj që ka kaluar faza e parë 4 mujore e tranzicionit të ushtrisë dhe ende nuk një riorganizim. Sipas tij, kryetari nuk po dëshiron t’i dekretojë gjeneralët dhe drejtorët e departamenteve. Ndërsa, për kryeministrin, deputeti Selimi tha se është vet mjaftuar me miratimin e ligjeve në fund të vitit të kaluar.

Kontrolloni gjithashtu

UCK

Më 21 maj të vitit 1998 dhe të vitit 1999 kanë rënë shumë dëshmorë të UÇK-së

Më 21 maj të vitit 1998  kanë rënë dëshmorët e UÇK-së, Arben Aziz Haliti dhe …